Festa e veçantë e Edon Zhegrovës pas golit ndaj Lyonit

E publikuar: 07/05/2024 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin në Francë.

Ylli kosovar gjeti sonte golin edhe ndaj Lyonit, me Lille që e mbylli pjesën e parë me epërsin prej dy golava – 2:0.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 26-të dhe shënoi 11 minuta më vonë.

Përveç golit të bukur, Zhegrova mori vëmendje edhe më mënyrën e tij të festimit.

Ai festoi duke e vendosur një maskë në fytyrë, si shenjë nderimi për reperin e njohur britanik, M Huncho.

Ndryshe, për Edon Zhegrovën ishte ky goli i tij i gjashtë në Ligue 1 këtë sezon.