U mundua disa herë ta përqafojë presidentin, Trump ia realizon dëshirën 8-vjeçarit dhe i falë një stilolaps (Video)

E publikuar: 01/06/2018 06:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federale në nismën “Right to Try”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve të mërkurën gjatë nënshkrimit të kësaj nisme nga presidenti amerikan Donald Trump.

Djaloshi Jordan McLinn nga Indianapolis e Indianas, ishte ngritur nga karrigia për të qëndruar afër presidentit Trump, i cili po shkruante emrin e tij në dokumentin e legjislacionit, transmeton Telegrafi.

Pasi që presidenti e nënshkroi dokumentin, stilolapsin ia dhuroi vogëlushit i cili mezi priste ta përqafonte, pasi disa herë është kapur nga kamerat  duke tentuar ta përqafojë.

Megjithatë, ai në fund ia arriti qëllimit, duke “fituar” një përqafim të ngrohtë dhe puthje nga i pari i Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/