Roma fillon bisedimet me Udinesen për Meret, italiani shihet si zëvendësues i Alissonit

E publikuar: 01/06/2018 05:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma duket se do të mbetet pa portierin brazilian Alisson Becker.

Reprezentuesi brazilian është njëri nga portierët më të kërkuar në botë.

Real Madrid, Liverpool, PSG dhe Arsenal janë skuadrat e interesuara për Alissonin.

Roma duket se ka pranuar largimin e portierit vetëm nëse vije një ofertë rreth 100 milionë euro.

Giallorosët tanimë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Alissonit dhe është një italian.

Alex Meret (Getty Images)

Klubi nga kryeqyteti italian ka filluar bisedimet me Udinesen për portierin e talentuar Alex Meret.

Meret ishte i huazuar tek Spal këtë edicion dhe ka pasur paraqitje fantastike.

21-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me Spalin ku ka mbajtur portën e pa prekur në katër takime.

Për transferimin e Meret, Roma është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/