Nëna e Selena Gomez ka disa fjalë se me kënd duhet të lidhet vajza e saj – nuk është Justin Bieber

E publikuar: 17/06/2018 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mandy Teefy i ka thënë revistës People tre kualitete që ajo beson se partneri i ardhshëm romantik i Selenës duhet të i ketë.

Duhet të ketë sens humori ka thënë ajo, të jetë i orientuar drejt familjes, si dhe dikush që e kupton plotësisht jetën që e bën ajo.

Sigurisht që Mandy nuk beson se këto kualitete i ka Justin Bieber. Sipas burimeve të People, të dy nuk kanë folur me njëri tjetrin që nga marsi.

“Justin nuk ka kurrëfarë kontakti me Selenën tani” ka thënë një burim. “Ai duket se po ja delë mirë”./GazetaExpress/