Nait Hasani nuk bëhet deputet, ja çfarë thotë

E publikuar: 30/06/2017 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nait Hasani nga radhët e PDK-së nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se pavarësisht rezultatit të KQZ-së, do të vazhdojë që në mandatin tjetër të  jetë zëri i qytetarëve në Kuvend.

Postimi i tij:

Të dashur qytetar, struktura e simpatizant të Partis Demokratike në Kosovë.

Ju falenderoj për mbështetjen, përkrahjen tuaj, u jam mirënjohës përhere.

Pasi KQZ ka bërë çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të Qeshorit, unë nuk kam mundur të bëhem deputet me votat e KQZ për disa ditë!

Por unë me votën tuaj do të jem aty deputet për mandatin e pestë në Kuvendin e Kosovës.

Do jem gjithmon afer jush, do të vazhdoj të punoj për interesat e shtetit të Kosovës.

Zëri im do të dëgjohet edhe më fuqishëm në mbrojtjen e shtetit dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës.

Ditët e mira për qytetarët e Kosovës do të vijnë..

I juaji Nait Hasani.