Mos e Humb

Mrekullitë e qumështit të gjirit

20.04.2016 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Qumështi i gjirit është unik. Me më shumë se 200 lloje sheqeri, dyfish në krahasim me atë të lopës, është më kompleksi në krahasim me qumështin e gjitarëve të tjerë.

Një studim i Universitetit të Zyrihut, i publikuar në revistën “Trends in Biochemical Sciences”, ka analizuar të dhënat e disa studimeve të mëparshme.

Qumështi i gjirit është ushqimi i parë që konsumojmë por shumë prej molekulave të sheqerit të tij nuk shërbejnë për të ushqyer fëmijën.

Fëmijët e porsalindur nuk kanë asnjë lloj bakteri në organet e tretjes, por pak ditë pas lindjes, këto lloj bakteresh bëhen miliona. Sheqeri i qumështit të nënës është “ushqimi” i parë i këtyre baktereve.

“Impakti i parë i qumështit të gjirit është krijimi i kushteve për kolonizimin e stomakut me grupe specifike bakteresh që mund t’i tresin ato. Të porsalindurit nuk kanë “pajisjen e duhur” për t’i tretur.

Qumështi i gjirit ndihmon edhe në ndërtimin e sistemit imunitar të fëmijës. Menjëherë pas lindjes, ai është i pasur me antitrupa dhe molekula që ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme, koordinojnë aktivitetin e qelizave dhe rruazave të bardha të gjakut.

Një muaj nga lindja, kur fëmija nis të zhvillojë sistemin imunitar, përbërja e qumështit ndryshon dhe niveli i antitrupave reduktohet me 90 për qind. Gjithashtu, bie edhe numri i llojeve të molekulave të sheqerit, ndërsa numri i yndyrnave dhe elementëve të tjerë ushqyes shtohet.

Por pavarësisht funksionit të shumëfishtë, fëmijët rriten të shëndetshëm edhe pa qumështin e nënës. Megjithatë kjo ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin në shëndetin e njeriut në terma afatgjatë.

“Qumështi i nënës është produkt i një evolucioni milionavjeçar dhe përbëhet nga lëndë ushqyese optimale për të sapolindurin”, thotë Lubor Borsig, autor i studimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë