Kurteshi: Emrush Haziri secilin prej nesh e shihte si një luftëtar të lirisë

07.10.2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurteshi: Emrush Haziri secilin prej nesh e shihte si një luftëtar të lirisë

Nën përkujdesjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, është mbajtur sot takimi lamtumirës me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim që nga viti 1969, Emrush (Ethem) Haziri.
Në këtë takim lamturmirës kanë marrë pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, aktivistë e veprimtarë të çështjes kombëtare e qytetarë të shumtë.
Në adresimin para të pranishmëve, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se Gjilani, Kosova dhe mbarë populli shqiptar ka humbur një veprimtar të palodhshëm, i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi për lirinë e atdheut.
“Veprimtari Emrush Haziri do të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm dhe shembull se si duhet kontribuar për të mirën e përgjithshme, ani pse duhet bartur rreziqe personale e familjare. Me përkushtimin e tij në shërbim të atdheut, Emrush Haziri e ka fituar luftën e pavdekshmërisë, është i pavdekshëm në mes nesh dhe do të mbetët i tillë”, tha Bunjaku Rexhepi.
Ndërkaq, kujtime për veprimtarin Emrush Haziri ka evokuuar edhe ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi, i cili tha se e ka njohur që nga viti 1982 në Zurich të Zvicrës.
“Ta kesh bacën Emrush shok, kjo ishte dhe është krenari e siguri e pafund. Shokët e bacës Emrush, e në këtë mes sidomos unë, krenoheshim dhe krenohemi për shoqërinë e tij sepse me të ishim shumë të fortë. Ndaç me këshilla të urta, ndaç me fjalë te meçme në besim dhe me besë, ndaç me dashurinë e tij të pafundme për atdheun dhe besimin në Zotin, ai ishte aty gjithmonë për shokët”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi tha para të pranishmëve se veprimtari Emrush Haziri secilin prej tyre e shihte një luftëtar të lirisë dhe pjesë të pandashme të Zotit.
“Baca Emrush, si çdonjëri nga ne, në këtë botën e përmbidheshme, që disa filozofë e quajnë edhe teatër real, ka lujatur shumë rolë, si: burri, prindi, gjyshi, vëllau, vjehrri, miku, mërgimtari, bashudhëtari, atdhetari, pajtimtari, humanisti, xhematçiu i rregullt, plaku i urtë etj. Vetëm këto panumër shumë role, të cilat, nga cilido që t’i shohësh, na mrekullojnmë, përbëjnë figurën komplete të bacës Emrush – Njeri. Po të kërkoja vetëm një anë të errët të këtij guri të çmueshëm – të bacës Emrush, sigurisht do të isha i vetëm në këtë sallë sepse ai nuk kishe asnjë anë të errët. Lapidari më i bukur që mund t’i bëhet bacës Emrush, është ajo që ka lënë tek ne dhe fshihet në zemrat dhe mendjet tona, bukuria shumëngjyrëshe e papërshkrueshme”, ka shtuar Kurteshi.
Një fjalë rasti e ka pasur edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, i cili është shprehur se Emrush Haziri ka qenë humanist dhe njëri prej shtyllave më të mëdha të organizimit të mërgatës në të gjitha aspektet, si në oranizimet nëpër xhami dhe në të tjera.
“Ne në Bashkësinë Islame marrim një hise të madhe të mundit dhe të personalitetit të tij kur e ka mbajtur gjallë në aspekte të ndryshme me kontributin e tij, atë mentalitetin fetar dhe kontributin për Bashkësinë Islame edhe në ditët më të vështira që kanë qenë edhe për vendin edhe për fenë në sistemin komunist, i cili ka atakuar vlerat e ndryshme edhe fetare edhe kombëtare”, ka potencuar Osmani.
Në emër të familjes, ka folur djali i veprimtarit Emrush Haziri, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka falënderuar të gjithë për praninë, e në veçanti e shokët dhe miqtë që tha se kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga shtetet e diasporës.
“Ne emër të familjes, ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur sot në këtë takim lamtumirës, e në veçanti shokët e babës nga diaspora, njerëzit me të cilët e kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij. Ajo që neve na e ka lënë trashëgiminë më të madhe është edukimi që ta duam familjen, ta ruajmë familjen dhe të kujdesemi për familjen. Thirrja e tij ka qenë gjithmonë që të mos dorëzohemi, por të luftojmë në emër të Zotit dhe Kombit. Lamtumirë babë”, tha Haziri.Displaying 06.JPG

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)