Jo vetëm Isco dhe Icardi probleme me klubet – Pesë super yje që janë ‘harruar’ nga klubet e tyre dhe po e presin afatin kalimtar veror

E publikuar: 15/02/2019 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Isco dhe Mauro Icardi janë në qendër të vëmendjes te Real Madridi dhe Interit, këta nuk janë të vetmit që po kalojnë në probleme.

Isco ka problem me minutat dhe trajnerin Santiago Solari, ndërsa Mauro Icardi është në mes të një zënkë me klubin që ka filluar që moti për rinovimin e kontratës.

Por këta dy nuk janë të vetmit që kanë probleme me klubet edhe pse reflektorët janë mbi ta, shkruan Marca.

Për një arsye apo tjetër edhe lojtarë të tillë si Adrien Rabiot, James Rodriguez, Paulo Dybala, Riyad Mahrez dhe Mesut Ozil, kanë probleme me klubet dhe shpsh kanë mbetur në stol, ose në shkallët e stadiumit.


Adrien Rabiot (PSG)


Rasti i Rabiot është i ndryshëm pothuajse nga të gjithë të tjetër, pasi nuk është vendimi i Thomas Tuchel për ta larguar atë nga skuadra.

PSG vendosi ta dërgojë atë me ekipin rezervë, pasi mesfushori refuzoi të ripërtërijë kontratën e tij.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Adrien dhe ai nuk është pjesë e ekipit në këtë moment, ai stërvitet shumë profesionalisht, por është një rast i komplikuar”, ka thënë ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

Kontrata e francezit përfundon në qershor dhe lojtari është i vendosur të largohet nga Parisi si transferim i lirë.


James Rodriguez (Bayern Munich)


Ndonëse James ka performuar mirë në ndeshjet e fundit, duke ndihmuar me dy gola në tri ndeshje, kolumbiani ndoshta do të largohet nga Mynih në verë.

Ai i ka filluar vetëm dhjetë ndeshje me skuadrën e parë deri tani këtë sezon dhe ka pasur përplasje me trajnerin e tij Niko Kovaç.

James ka luajtur vetëm 28 minuta në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajax dhe kjo ka qenë arsyeja e shpërthimit të tij.


Paulo Dybala (Juventus)


Argjentinasi i ka filluar 22 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Parmas shkoi drejt në dhomën e veshjes, pasi e kuptoi se nuk do të hynte në fushë, pasi Massimiliano Allegri kishte bërë të tre zëvendësimet.

“Ai ka bërë një gabim, ai ka kërkuar falje dhe përfundon me kaq”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.

Argjentinasi më pas u ‘gozhdua’ në stol në fitoren kundër Sassuols, ku Cristiano Ronaldo festoi golin në mënyrën që feston argjentinasi për t’i dhënë kuroja për momentin që po kalon.


Riyad Mahrez (Manchester City)


Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt ka ndërruar situatë, nga lojtar shartues në nerezvitë dhe lojtarë për ndeshjet e Kupës.

Ish-sulmuesi i Leicester City ka luajtur vetëm 24 minuta në ndeshjet e fundit të ekipit në Ligën Premier.

Lojtari më i mirë në Ligën Premier në sezonin 2015/16 ishte lënë jashtë skuadrës për përballjen me Huddersfield Town.

“Është një vendim, rotacion taktik. Unë e di potencialin e lojtarit dhe e di që ai do të jetë vendimtar në fund të sezonit”, ka thënë Guardiola.


Mesut Ozil (Arsenal)


Lojtari më i paguar i Arsenalit ka humbur besimin e trajnerit Unai Emery ku ka luajtur vetëm 14 nga 26 ndeshjet e Gunners në Ligën Premier.

Kjo për shkak të lëndimeve dhe vendimeve taktike.

Sipas BBC, trajner spanjoll i sugjeroi mesfushorit gjerman që do të ishte më mirë për të që ai të largohej nga klubi.

Duke ditur se ai do të ishte një zëvendësues në ndeshjen kundër West Ham, Ozil nuk shkoi fare në stadium.  /Telegrafi/

FOTOT: Getty Images