Haradinaj: LDK e paqëndrueshme, Vetëvendosje joserioze (Video)

E publikuar: 09/06/2017 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për DebatPërnime, foli për lidhjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Më ka ardhë një ofertë e mirë. S’kam mujt me thanë jo për me hy në një qeveri Haradinaj, nuk po ndihmoj një qeveri PDK por po punoj për një qeveri të përbashkët. Është një nderë që më ka bërë PDK’ja. LDK’ja u tregu e paqëndrueshme ndërsa VV joserioze”, tha Haradinaj.

“Programi ynë është i qartë i koalicionit parasheh investime në bujqësi një fokusim tek fermerët dhe ndryshime. Me siguri çdo parti ka njerëz me pikëpamje të caktuar por programet i kemi përputh. Në zbatim  mund ta rrisim edhe ma shumë buxhetin najherë”, tha ai.