Lokale

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

14.08.2016 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

OJQ Iniciativa për Prosperitet në Kosovë (PIKS), me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Lëvizjes Globale Inside Out me bazë në New York, SHBA, fillon punimet për projektin artistik Inside Out, me moton “Përmes Syve të Mi”.

Ftojmë mediat të përhapin fjalën për këtë lëvizje artistike, me qëllim të informimit të qytetarëve që të bëhen pjesë e saj. Me besim të plotë në fuqinë transformuese të artit, synojmë të ndryshojmë paragjykimet dhe përceptimet negative të shoqërisë sonë për situatën e përgjithshme në vend, duke paraqitur portrete me fytyra të lumtura që shprehin pozitivitet të njerëzve që na rrethojnë. Prandaj, jo rastësisht, projektin e kemi titulluar “Përmes Syve të Mi”, meqenëse besojmë se përmes syve tonë mund të shohim që ekziston ende shpresa për një të ardhme të ndritur në horizont. Ne dëshirojmë që edhe të tjerët të përceptojnë ndryshe situatën e tanishme si brenda ashtu edhe jashtë dhe të braktisin përceptimet negative.

Çka është Inside Out? Në vitin 2011, në konferencën TED në Kaliforni, artisti francez JR bëri thirrje për krijimin e një projekti artistik global- projektit Inside Out- të inspiruar nga postimet e tij masive nëpër rrugë. Më konkretisht, ky projekt përdor portretet dhe historitë e njerëzve të ndryshëm për të përçuar një mesazh më specifik mbi një çështje të caktuar sociale.

Si rezultat i Inside Out Kosova, portretet e realizuara do “të pushtojnë” disa nga hapësirat e zgjedhura publike të Prishtinës, ku do të ekspozohen dhe do të jenë të qasshme për të gjithë.

Paralajmërim: do të jetë e pamundur të mos buzëqeshni posa t’i keni parë!

Portretet do të realizohen në gjithsej shtatë (7) komuna të Kosovës, me fillim nga data 15 Gusht 2016, ku një shtand fotografik do të vendoset në secilën komunë dhe njerëz të ndryshëm do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lëvizjes sonë. Agjendën e udhëtimit në secilin qytet e gjeni të bashkangjitur më poshtë në këtë komunikatë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale