De Jong: Barcelona, klubi i ëndrrave të mia

E publikuar: 21/02/2019 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transferimi më i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong është duke pritur me padurim fillimin e karrierës në Camp Nou.

I riu do të largohet nga Ajax në fund të sezonit për t’u bashkuar me kampionët e La Ligas.

“Presidenti më tregoi gjithçka për klubin dhe avantazhet e të luajturit atje”.

“Më ndihmoi shumë sepse kam qenë gjithmonë një lojtar i Barcelonës. Kam dashur të luaj atje që kur isha fëmijë”.

“Më pëlqenin lojtarët, më pëlqen stili, ata janë ekipi i ëndrrave të mia”.

“Ëndrra ime është të jem një lojtar i rëndësishëm për klubin. Dua të fitoj shumë tituj atje”.

Mundësia për të luajtur me Lionel Messin do ta nxisë më shumë dhe holandezi nuk bën përjashtim.

“Unë jam duke pritur me padurim. Unë mendoj se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, deklaroi De Jong. /Telegrafi/