Bayerni po mendon për transferimin e Thauvin

E publikuar: 01/06/2018 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florian Thauvin ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm tek Olympique Marseille.

Sulmuesi i talentuar francez ka udhëhequr skuadrën e tij drejt finales në Ligën e Evropës, por edhe në Ligue 1.

25-vjeçari falë formës së mirë ka fituar edhe një vend në ekipin kombëtar të Francës për Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Në 50 ndeshje në të gjitha garat, Thauvin ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 18 asistime për bashkëlojtarët.

Këto shifra kanë bërë që gjiganti gjerman Bayern Munich të mendojë për transferimin e tij.

Sipas medieve në Gjermani, kampionët e Bundesliga janë duke synuar transferimin e Thauvin para fillimit të Kupës së Botës.

Për ta transferuar në Allianz Arena sulmuesin e talentuar, Bayerni ka gati rreth 55 milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Atletico Madrid si dhe skuadrat angleze Tottenham Hotspur dhe Arsenal. /Telegrafi/