Ka votuar i nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti.
Hoti ka votuar në orën 09 e 30 minuta në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Bashkë me Hotin ka qenë edhe bashkëshortja e tij të cilët kanë uruar për një proces të rregullt zgjedhor.
“Sapo e përfunduam obligimin qytetar. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për Kosovën. Ftoj qytetarët që të votojnë sepse është një e drejtë e tyre kushtetuese. Po ashtu ftoj komisionarët, vëzhguesit, policinë, prokurorinë, KQZ-në të kryejnë punën që u takon”, ka thënë Hoti.
Ai nuk dyshon që zgjedhjet do të shkojnë keq gjatë ditës së sotme./Indeksonline/