Dy persona të maskuar hedhin benzinë në një shkollë në Prishtinë dhe tentojnë t’ia vënë zjarrin – Policia jep detaje

E publikuar: 04/05/2024 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona të panjohur e të maskuar kanë thyer dritaren e një shkollë në Prishtinë, kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, raporton Express.

Të dy kanë ikur pastaj nga vendngjarja.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip  Rela, Prishtinë  03.05.2024 – 18:05. Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.