Gjuriq i’a kthen deklaratën Borrellit: Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane

E publikuar: 03/05/2024 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Ai aty ka bërë një zotim, para kryediplomatit evropian, për rrugën e Beogradit.

“Ju siguroj se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe kam besim se do të punojmë se bashku shumë ngushtë për ta arritur atë qëllim.” – ka shkruar Gjuriq.