Eksperti i ekonomisë: Freedom House e thotë se Albin Kurti është drejtpërdrejtë i përfshirë në korrupsion

E publikuar: 03/05/2024 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar sonte për raporteve e organizatave ndërkombëtare të cilat kanë gjetur fakte se në institucionet vendore ka korrupsion serioz.

Engelbert Zefaj, ekspert i ekonomisë, ka thënë në raportin e Freedom House është potencuar se vet kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion.

“Freedom House që është një organizatë shumë kredibile e thotë dhe e konstaton se kryeministri Albin Kurti është i përfshirë në korrupsion në aferën korruptive për rezerva të shtetit. Rezervat e shtetit janë menaxhuar prej nivelit qendror, pra janë gjëra që kontrollohen drejtpërdrejtë prej zyrës së kryeministrit dhe Freedim House e konstaton se këto hetime është i përfshirë edhe Albin Kurti, këto janë raporte shumë serioze.

Kjo qeveri nuk e ka marr aspak seriozisht as raportin e Departamentit të Shtetit për Korrupsionin dhe përveç kësaj menjëherë kanë nisur propagandën e tyre duke thënë se në këtë raport fjala korrupsion është përmendur më pak se në raportet e kaluara.

Ministri Hekuran Murati dje në parlament tha se fjala korrupsion është përmendur më pak kësaj herë sesa në të kaluarën, duke tentuar kështu që matjen e nivelit të korrupsionit ta krahasoj me atë se sa herë është përmendur fjala korrupsion, çka është qesharake dhe aspak serioze. Poashtu shefja e grupit parlamentar të LVV, Mimoza Kusari ka thënë se ky raport i DASH-it ka shumë pasaktësi. Edhe njëri edhe tjetri ka lënë të nënkuptohet se qeveria nuk do e marr seriozisht këtë raport dhe poashtu nuk e qajnë kokën se cfar thotë Amerika sepse ata nuk ja qëllojnë.” – ka thënë profesori Zefaj.

Arsyeja sipas Zefajt, se pse qeveria aktuale nuk ndërmerr asnjë veprim konkret, nuk janë konsistent në luftën kundër korrupsioni është se në afera korruptive për korrupsion po del se janë të përfshirë njerëzit e tyre.