Regresi në lirinë e medias, Tahiri i AAK-së: Kjo s’do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend

E publikuar: 04/05/2024 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin dhe se kjo s’duhet të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend.

“Ajo çfarë e bën tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik. Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.