Ankthi, stresi dhe marramendja, ja si t’i kurojmë!

01.02.2016 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ankthi, stresi dhe marramendja, ja si t’i kurojmë!

Ankthi dhe stresi po bëhen shumë problematike për shëndetin e njerëzve, sidomos këto dekadat e fundit. Këto fenomene i vuajnë afërsisht 150 milion njerëz në të gjithë botën. OBSH parashikon që ky numër me këto diagnoza rritet dita ditës, sepse shumë shkaqe ndikojnë në përparimin e tyre si: varfëria, papunësia, mirëqenia e jetesës nën vlerat minimale jetike, pasiguria e jetës, katastrofat natyrore, tcunamet, tërmetet, luftrat, konfliktet mes shteteve, përplasjet fetare, kërcënimet terroriste, mosushqyerja dhe mosdiagnostifikimi në kohë i shumë sëmundjeve, (për arsye të kostos së lartë të kurimeve dhe ilaçeve). Të gjitha këto çojnë në një rritje të madhe të stresit përballë halleve të jetës për mbijetesë dhe mënyrat për të përballur peshën e jetës.

Merrni një gjethe nenexhik: Me të filluar shqetësimet mbajeni poshtë gjuhës për 5 -10 minuta.

Kjo mund të përsëritet 2-­3 javë rresht. Lëngu i 2 kokrrave të limonit: ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet para gjumit.

Ankthi shfaqet edhe nga gjëndrat tiroide, prandaj duhet trajtuar mirë. Merrni në mënyrë të barabartë, lule bliri, rozmarinë, lule kamomili dhe valerianë, pra nga një lugë gjelle nga këto bimë të grimcuara dhe ziejini në 500 gr ujë për 5­10 minuta. Pastaj kullojini dhe pini 1 gotë nga lëngu, në mëngjes herët dhe një gotë në mbrëmje vonë.

Por përveç ankthit, shfaqet dhe stresi, pagjumësia dhe marrja e mendëve. Të gjitha këto shkojnë zinxhir dhe duhen trajtuar me disa metoda për kurimin e tyre. Këta të sëmurë duhet të mënjanojnë ngacmimet nervore, psikike, mërzitjen, emocionet e forta, mbilodhjen mendore dhe fizike. Të bëjnë një jetë të rregullt. Ushqimi dhuhet të jetë i shumëllojshëm dhe i bollshëm, të mënjanojnë abuzimet me alkoolin dhe duhanin.

Gjumi duhet të bëhet i qetë dhe i rehatshëm.
Trëndafili i egër: Në 2 litra ujë hedhim 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara, që i ziejmë për 20-­30 minuta. Këto hidhen në momentin e valimit dhe ziejnë ngadalë. Pas ftohjes, kullohen me napë katërshe në mënyrë të tillë që të mos mbeten qime të holla të trëndafilit, që të mos depërtojnë në fyt, sepse ngacmojnë dhe acarojnë fytin e stomakun. Kjo masë e përgatitur pihet çdo vakt para buke, e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar me mjaltë.

Bliri: Valojmë 2 litra ujë. Në momentin e valimit hedhim 10 lugë gjelle me lule të thara. E lemë 20 ­30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me shqer ose mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga një gotë uji në vakt.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)