Nese jeni shtatzan apo edhe ndoshta planifikoni te mbeteni shtatzan ju sigurisht se keni gjetur deri me tani informata me bollek rreth seksit para shtatzanis dhe seksit pas lindjes (pritni nje jet me pak aktivitet seksi pasi te keni edhe nje (femija juaj) ne shtepi).
Por pak ka bisedime rreth temes si seksi ne shtatzani, dhe kjo eshte ndoshta pershkak te tendencave kulturore qe kemi dhe themi se nenat shtatzana nuk jane per seks. Sikur shume njerez qe presin te behen prinder edhe ju ndoshta keni pyetje rreth siguris se seksit ne shtatzani dhe cka eshte normale per shumecn e qiftaveE po, cka eshte normale mund te ndryshoj shume, por nje fakt e ke te sigurt per te cilen mundesh shlire te llogaritesh se do te ket ndryshime ne jeten tuaj seksuale. Komunikimi i hapur do te jet qelesi per mardhenie te knaqeshme dhe te sigurta seksuale gjate shtazanis.
Kur është seksi i pasigurtë në shtatzani?Jane dy tipe te sjelljeve seksuale qe jane te pasigurta per cilendo grua shtatzane:
Nese bene seks oral partneri juaj asesi nuk guxon te ju fry ne vagine. Futja e ajrit brenda mund te shkaktoj emboli (blokad te eneve te gjakut), qe potencialisht mund te jet fatale si per nenen ashtu edhe per foshnjen.
Ju nuk duhet te keni mardhenie seksuale me partner historia seksuale e te cilit eshte e panjohur per ju apo i cili mund te ket ndonje semundje seskualisht te transmetueshme sikur herpes, lyrtha gjenitale, klamidia apo edhe HIV. Nese infektoheni semundja mund te transmetohet tek foshnja me pasoja potencialisht te rrezikshme.
Nese mjeku juaj apo gjinekologu zbulon apo parasheh disa komplikime te rendesishme me shtatzanin tuaj ai apo ajo sigurisht se do te ju udhezoj kunder mardhenieve seksuale gjat shtatzanise. Faktoret me te zakonshem te rrezikut perfshihen:
kercenimi i mundesis se abortimit apo edhe histori te abortimeve te mehershme si pasoj e ndonje semundje apo pamundesis per te mbajtur dhe rritur foshnjen.
histori e lindjes se parakohshme (ju ndoshta keni lindur me heret nje foshnje para 37 javeve) apo keni shenja qe tregojnje per rrezikun e lindjes se parakoshme (sikur shtrengimet (kontrakcionet) e parakoshme te mitres).
gjakderdhje vaginale e pasqarueshme, sekretim apo ngerqe
rrjedhje te lengut amniotic (lengu qe mbeshtjell foshnjen)
placenta previa, nje gjendje ne te cilen placenta (strukture e pasur me gjak qe ushqen foshnjen) bie aq poshte saqe mbulon kerviksin (hapjen e uterusit)
kerivks jokompetent, nje gjendje ne te cilen kerviksi dobesohet dhe hapet parakohe keshtu duke ngritur rrezikun per deshtim apo lindje te parakoshme.
fetus te shumfisht (keni binjak apo trenjak, etj.)
A mundet që marrdhëniet apo orgazma të shkaktojë dështimin e shtatzanisë?Ne rastet e shtatzanive normale me rrezik te ulet, pergjigja eshte , jo. Shtrengimet qe i ndjeni gjat dhe pak pas orgazmes jane plotsisht ndryshe nga shtrengimet e lindjes. Sidoqofte, ju duhet te konsultoheni me mjekun apo gjinekologun qe te siguroheni se shtazania e juaj bie ne kategorit me rrezik te ulet. Disa nga mjeket rekomandojne qe te gjitha grate shtatzana duhet te nderpresin mardheniet seksuale ne javet e fundit te shtatzanis, si mase parandaluese e ndonje komplikimi, pershkake semeni (lengu i spermes) permbane nje kemikal qe mund te stimuloj shtrengimet. Konsultohu me mjekun se cka ai apo ajo mendon.
Kur duhet thirrur mjekuMjeku duhet thirr nese jeni te pasigurt nese seksi eshte i sigurt per ju. Gjithashtu, thirreni nese vereni ndonje simptom te pazakonte pas mardhenieve; simptome sikur dhimbje, gjakderdhje, apo sekretim, apo nese ndjeni shtrengime te cilat duket se vazhdojen gjat edhe pas seksit.
Mos harro se termi “normal” eshte nje term relativ kur eshte fjala per seksi ne shtatzani, ju dhe partneri juaj duhet te diskutoni se cka ndjehet mire per te dyte.