Mirjana dhe Dragan Stankoviq, që banojnë në komunën e Leskovcit, mu afër kufirit me Kosovën, thonë se, derisa ishin duke u kthyer nga mbledhja e pemëve të malit, i kishte sulmuar një krijesë e tmerrshme. Në fillim kafsha ishte dukur e qetë, por më pas ishte bërë agresive.
– Në fillim na u duk sikur qen, më pas si një dele e madhe, pastaj u bë si ari. Dikur na u duk si gjel i madh, që lëshonte zëra të llojllojshëm – thotë Mirjana derisa shëron gërvishtjet që i mori derisa ikte nëpër mal. Dragani kishte kaluar më keq. Ai gjendet në spital. Ai thotë se nuk mund të mbrohej nga kafsha, meqë duart i kishte plot me pemë të malit.
“Në fillim mu duk si ari i vogël, e më pas filloi të lëshonte zëra. Tentoi që të kërcente në mua, por sikur nuk ishte ari, mirëpo diçka më i vogël. Kur e ndezëm baterinë, më ngjau në qen. Më sulmoi disa herë derisa e ndeza shkrepësen. Atëherë kafsha u largua”, përfundon ai.
(Kosova Sot)