Përdorimi i drogës shkatërroi jetën e një adoleshenteje, duke shndërruar pamjen e saj. Adoleshentja Amy Thomson mori një kapsulë kristali MDMA dhe menjëherë përfundoi në spital në gjendje të rëndë, e cila për tre muaj është mbajtur në jetë nga aparaturat.
Fatmirësisht ajo arriti që të dalë nga koma, por tashmë ajo nuk ishte si më parë, pasi ajo u zgjua me dëmtime të shumta në tru.
Përmes një video të postuar nga kushërira e saj ne shikojmë se si është transformuar adoleshemtja.
Ndërkohë bashkëngjitur me videon kushërira shkruante se; “Disa njerëz mund të qajnë, disa mund të tronditen, e disa të tjerë mund të qeshin duke parë këtë video”. /albeu.com/