Vjosa Osmani vazhdon vizitat nëpër komuna, këtë herë lajmërohet nga Istogu

E publikuar: 04/08/2023 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar me ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Nga komuna e Istogut ajo ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Facebook, ku ka lëvduar bukuritë natyrore të këtij vendi.

Bjeshkët e jashtëzakonshme dhe burimi i ujit që po ndjehet këtu e krijojnë një freski dhe i japin një bukuri të jashtëzakonshme të cilat duhet t’i promovojmë dhe mbështesim me projekte”, ka thënë Osmani.