Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 950 mijë e 85 eurosh për shërbimet e shkollimit në Universitetin Amerikan në Kosovë, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, dokumenti është nënshkruar më 19 tetor 2026, ndërsa operatori ekonomik përfitues është RIT Kosovo (A.U.K.) College.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 1 milion e 10 mijë euro, ndërsa vlera përfundimtare e saj është 950 mijë e 85 euro, e financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata është lidhur për një periudhë prej 36 muajsh, përmes procedurës së negociuar. Sipas dokumentit, është pranuar vetëm një tender dhe një tender është vlerësuar si i përgjegjshëm.
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes më 21 tetor 2026.

































