Lajmet

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

22.10.2026 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar zgjedhje të reja në këte parti. “Unë besoj në një fillim të ri: demokratik, gjithëpërfshirës dhe bashkues. Një proces zgjedhor brenda LDK-së, ku askush nuk përjashtohet, secili ka të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë dhe ku vendosin anëtarët përmes votës së lirë”, ka shkruar ai.

Gashi ka theksuar se duhet të veprohet menjëherë.

Postimi i plotë:

FILLIMI I RI

Pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajve, besoj se ka ardhur koha të ndalemi dhe të reflektojmë për shtëpinë tonë të përbashkët: LDK-në.

E them këtë me përgjegjësi dhe me bindjen se LDK-ja meriton më shumë. Nuk mund të presim rezultate të reja duke vazhduar njësoj. As nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen përmes përplasjeve që na dobësojnë.

Unë besoj në një fillim të ri: demokratik, gjithëpërfshirës dhe bashkues. Një proces zgjedhor brenda LDK-së, ku askush nuk përjashtohet, secili ka të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë dhe ku vendosin anëtarët përmes votës së lirë.

Prandaj, bëj thirrje që të ulemi, të dialogojmë dhe të dakordohemi për zgjedhje të reja partiake, në një kohë të përshtatshme dhe me rregulla të drejta për të gjithë.

Për mua, lidershipi nuk është të shmangësh vendimet e vështira, por të kesh guximin t’i marrësh ato në interes të përbashkët. Nuk është të mbrosh status quo-në, por të hapësh rrugë për ndryshim. Dhe mbi të gjitha, nuk është të bashkosh vetëm ata që mendojnë njësoj, por të krijosh hapësirë për të gjithë.

LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë më të fortë, ta rikthejmë besimin dhe ta përgatisim për të ardhmen.

Unë besoj se kjo është koha për të vepruar. Me guxim, me përgjegjësi dhe me vizion.

Jo për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Për ta ruajtur të kaluarën, por për ta ndërtuar të ardhmen.

Koha për një fillim të ri është tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit