Lajmet

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

22.10.2026 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mosmiratimin e emërimit të deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në komisionet parlamentare, rreth një muaj pas fillimit të punës së tyre.

Në një komunikatë për media, KDI ka bërë të ditur se propozimi për emërimin e deputetëve të Listës Serbe nuk mori mbështetjen e nevojshme as në seancën e sotme dhe as në atë të 15 tetorit, me arsyetimin e mungesës së kuorumit.

Sipas KDI-së, kjo ndodhi ndonëse në të dyja rastet në sallë kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për votimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

KDI vlerëson se moszgjidhja e kësaj çështjeje po ua pamundëson deputetëve të Listës Serbe pjesëmarrjen në punën e komisioneve parlamentare dhe po ua kufizon mundësinë për të përfaqësuar interesat e komunitetit që përfaqësojnë.

“Meqë komisionet kanë filluar punën rreth një muaji, kjo situatë po ua pamundëson deputetëve të propozuar pjesëmarrjen në një pjesë të rëndësishme të punës parlamentare”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij instituti, mungesa e përfaqësimit në komisione i pengon deputetët të marrin pjesë në shqyrtimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe proceset e tjera parlamentare.

KDI ka theksuar se përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend është e drejtë kushtetuese, e cila duhet të garantohet përmes pjesëmarrjes efektive në strukturat dhe proceset vendimmarrëse parlamentare.

“Zvarritja e emërimeve pengon ushtrimin e kësaj të drejte dhe rrezikon të cenojë gjithëpërfshirjen në proceset parlamentare”, thuhet në komunikatë.

KDI u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta zgjidhin këtë çështje sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Instituti ka theksuar se kjo është e nevojshme për të siguruar përfaqësimin efektiv të komunitetit serb në komisionet parlamentare dhe për t’u mundësuar të gjithë deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre përfaqësues.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Peci i kundërpërgjigjet Mustafës: Në vitin 2021, fermerëve u ke mbetur borxh mbi 41 milionë euro

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

Merz: Protestat në rajon na japin mesazhin e qartë se BE-ja duhet të zgjerohet