Vendimi i Kushtetueses për ta mashtruar opozitën

23.12.2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vendimi i Kushtetueses për ta mashtruar opozitën

Shkëlzen Dakaj
Vendimi i sapo publikuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e parimeve në bazë të të cilave, sipas marrëveshjes së 25 gushtit, do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, duket të jetë hartuar me finesë të madhe.

Ky vendim ngjanë më shumë në një synim për zgjidhje të krizës politikes sesa në një interpretim të mirëfilltë juridik.

Kjo për faktin sepse edhe ky vendim sikurse edhe vetë marrëveshjet për Asociacionin lenë hapësirë për dy kuptimësi dhe realizon të paktë dy qëllime:

Duke e cilësuar se parimet e Asociacionit në disa pjesë nuk janë në përputhje me kushtetutshmërinë, synon që t’i jap një arsye opozitës që ta cilësoj si “fitore” të saj. Në këtë mënyrë, duket se i është ofruar një shans opozitës, për të gjetur një rrugëdalje, për t’u tërhequr nga format e bllokadës parlamentare me metodat e përdorura deri më tani.

Duke dhënë rekomandim se si duhet të duket Asociacioni, apo çfarë ai nuk duhet të përmbajë, qartazi Kushtetuesja i ka hapur rrugë themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Pra,i ka dhënë leje Qeverisë që ta hartoj dekretin qeveritar përmes të cilit do të themeloj Asociacionin, duke përmbushur kështu obligimin qe ka marrë para ndërkombëtarëve.

Ajo që pritet pas këtij vendimi është se si do të reagojnë partitë opozitare, a do të tërhiqen nga bllokada apo do të vazhdojnë duke e kundërshtuar edhe vendimin e Kushtetueses dhe në tërësi formimin e Asociacionit. Ky vendim mund të sjellë edhe thyerje të opozitës pasi është e ditur së VV e kundërshton në tërësi krijimin e Asociacionit në çfarëdo forme, ndërsa AAK dhe NISMA e kanë votuar marrëveshjen e prillit 2013 që parasheh themelimin e Asociacionit.
Po ashtu edhe e kanë deklaruar shumë herë që nuk janë kundër Asociacionit si strukturë, por janë kundër disa pikave të cilat sipas tyre cenojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, duket së Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni së një interpretim i ngjashëm mund t’i vije nga GJK pasi që shumë herë kanë deklaruar së vetë qeveria do t’i drejtohet Kushtetueses për të marrë konfirmimin nëse statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën. Madje, një obligim i tillë është i përshkruar edhe në marrëveshjen mbi parimet e Asociacionit.

Kjo e fundit edhe është “arma” mbrojtëse më të cilën shefi i qeverisë Isa Mustafa do të arsyetohet para opinioni duke thënë së Qeveria e ka paraparë vetë kërkesën për interpretim kushtetues dhe se këtë vendim do ta respektoj plotësisht.

Në fund të fundit, ky interpretim duket se do të mund të ndryshoj ndonjë fjali në statutin e Asociacionit apo ta qartësoj ndonjë kompetencë, por ajo që tashmë është e sigurt Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet se shpejti.

Kjo do të ndodhë vetëm pas disa muajsh kur qeveria do të përshtat ndryshimet e kërkuara me këtë vendim të GJK. E shumta çka mund të vije para themelimit formal të Asociacionit është edhe një raund i ri negociatash me Serbinë pas së cilit do të “sqarohen” mospajtimet eventuale të palëve në negociata dhe do të plotësohen rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit