Opinione

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

08.06.2026 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Nga Milaim Sylejmani

Në prag të proceseve të njëpasnjëshme zgjedhore, financat publike u përballen me një shpenzim të paprecedentë, i cili ngre pikëpyetje serioze mbi etikën politike dhe integritetin e votës. Alokimi i një pakoje qeveritare, për tri palë zgjedhje prej 349.5 milionë eurosh në një periudhë nëntë mujore, i shoqëruar nga miliona euro të tjera të shpenzuara për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, e zhvendos debatin nga gara e ideve, te forca e parasë shtetërore. Kur paratë e taksapaguesve përdoren si infuzion financiar pikërisht atëherë kur qytetarët duhet të vendosin për udhëheqjen e tyre, kufiri mes mbështetjes sociale dhe “blerjes institucionale” të votës bëhet pothuajse i padukshëm.
Ky fenomen, që në terma politikë njihet si klientelizëm buxhetor, krijon një terren të pabarabartë loje. Pakoja masive prej qindra milionash, e që nuk mund të arsyetohet me nevojat emergjente ekonomike të vendit, shpërndahet në një kohë që përkon strategjikisht me momentin kur partia në pushtet kërkon legjitimitet të ri. Ky veprim dëmton thelbësisht parimin e votës së lirë. Në vend që të votohet në bazë të programeve afatgata, strategjive zhvillimore apo llogaridhënies për premtimet e kaluara, vëmendja e elektoratit zhvendoset te përfitimet imediate financiare. Kjo është një formë e sofistikuar e korrupsionit elektoral, ku buxheti i shtetit përdoret si arkë partie për të blerë besnikëri të përkohshme.
Kur paratë e publikut përdoren si karrem elektoral, qytetari zhvishet nga roli i tij si sovran dhe shndërrohet në konsumator të një pakoje qeveritare.
Përveç pakos qeveritare, kostoja direkte e makinës zgjedhore shton një barrë tjetër të rëndë mbi supet e shtetit. Shpenzimi i rreth 20 milionë eurove nga KQZ vetëm për menaxhimin e dy palë zgjedhjeve të parakohshme, tregon për një paaftësi kronike të klasës politike për të siguruar stabilitet institucional. Zgjedhjet e shpeshta dhe të parakohshme, megjithëse mjet kushtetues, po kthehen në një luks të shtrenjtë që një ekonomi në zhvillim vështirë se mund ta përballojë. Këto miliona të harxhuara në infrastrukturë zgjedhore, fletëvotime dhe logjistikë, janë kapitale të humbura që do të mund të investoheshin në spitale, shkolla apo projekte kapitale afatgata.

Në terma afatgjatë, ky cikël i dëmshëm prodhon pasoja të rënda për demokracinë:
Erozion i besimit: Qytetarët fillojnë ta shohin votën jo si të drejtë qytetare, por si një mall me vlerë monetare.
Asimetri në garë: Opozita e gjen veten përballë një makinerie shtetërore që përdor burimet publike për fushatë. Quditërisht partitë që ishin në opozitë në kohën kur ndodhi kjo “gjakderdhjen financiare”, nuk treguan gatishmëri për reagim adekuat , për të ndalur këtë “blerje” të votave, para syve të tyre, respektivisht 37.5 milion në prag të zgjedhjeve lokale të 12 Tetorit 2025, 110 milion në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Dhjetorit 2025, dhe 202 milion euro para dhe gjatë fushatës parazgjedhore të 7 Qershorit, që sapo përfunduan.

Mediat dhe shoqëria civile kanë për detyrë të nisin një alarm të zëshëm. Është jetike që të ndërtohet një mekanizëm rigoroz monitorimi që parandalon përdorimin e aseteve dhe buxhetit shtetëror për qëllime elektorale në muajt e fundit para votimeve. Nëse nuk ndalet kjo praktikë e shndërrimit të buxhetit në mjet fushate, ne nuk do të kemi më zgjedhje demokratike, por thjesht një proces të rregullt të blerjes së pushtetit me paratë tona. Demokracia nuk mund të funksionojë si një treg ku fiton ai që premton dhe dhe shpërndanë pakon më të madhe në momentin kur partisë i duhet, e jo kur qytetarëve ju duhen. Mos të harrojmë refuzimin e qeverisë në ikje, të shpërndarjes së një pjese të TRUST-it, gjatë kohës pandemisë!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit,  jana politikanë të fuqishëm,  po liderë jo -patriotë edhe më pak

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit, jana politikanë të fuqishëm, po liderë jo -patriotë edhe më pak

Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

Haxhiu: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e protestave në Shqipëri

Haxhiu: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e protestave në Shqipëri

Homogolu i Belgjikës uron Kurtin për mandatin: Shpresoj që do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë

Homogolu i Belgjikës uron Kurtin për mandatin: Shpresoj që do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë

Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshku punëtorin e duke e dekuraju prodhimin

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshku punëtorin e duke e dekuraju prodhimin

Osmani në takim me ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

Osmani në takim me ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

Procesi i Apelit në Hagë, Tahiri: Shteti ende s’ka marrë veprime në mbështetje të çlirimtarëve

Procesi i Apelit në Hagë, Tahiri: Shteti ende s’ka marrë veprime në mbështetje të çlirimtarëve

“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Gjuha shqipe — amaneti i të parëve, dinjiteti i së sotmes dhe përgjegjësia ndaj brezave që vijnë

Gjuha shqipe — amaneti i të parëve, dinjiteti i së sotmes dhe përgjegjësia ndaj brezave që vijnë

Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale

Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Berisha: Protestat studentore kundër korrupsionit, qeveria teknike është domosdoshmëri

Berisha: Protestat studentore kundër korrupsionit, qeveria teknike është domosdoshmëri

Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro

Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro