Opinione

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

13.06.2026 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Nga Emrush T.Shkodra

Dilema shtetërore që është përpara qeverisë së Kosovës është fakti se, a po humb Kosova një mundësi strategjike që nesër mund të jetë vonë për ta rikuperuar?

Në politikë dhe në ekonomi ka vendime që maten me muaj apo vite. Por ka edhe vendime që maten me dekada. Çështja e gazit amerikan dhe lidhjes së Kosovës me korridorin energjetik rajonal duket se i përket pikërisht kategorisë së dytë.

Sot, pothuajse e gjithë Evropa është duke investuar në diversifikimin e burimeve energjetike. Shumë shtete evropiane kanë rritur importin e gazit amerikan, ndërsa vendet e rajonit po ndërtojnë ose po planifikojnë infrastrukturë që do t’i lidhë me korridoret e reja energjetike që kalojnë përmes Greqisë.

Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Serbia po kërkojnë të pozicionohen brenda hartës së re energjetike të rajonit.
Shqipëria, përmes TAP-it dhe projekteve të tjera energjetike, tashmë është pjesë e korridoreve strategjike që lidhin Ballkanin me tregjet ndërkombëtare të gazit. Në këtë realitet të ri energjetik, pyetja që shtrohet është se ku do të pozicionohet Kosova.

Me fjalë të tjera, rajoni po përgatitet për një realitet të ri energjetik.

Në këtë mes, Kosova ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Shtete evropiane nga 2025-ta furnizohen tashmë nga gazi amerikan, dhe shumica e Evropës po e pranon dhe po e blen gazin amerikan (LNG (Liquefied Natural Gas).
Në fakt, SHBA është bërë furnizuesi kryesor i LNG-së për Evropën.
Në vitin 2025, rreth 58% e LNG-së së importuar nga BE-ja erdhi nga SHBA.

Vendet që importojnë sasi të mëdha të gazit amerikan përfshijnë: Franca, Holanda, Anglia, Spanja, Turqia, Italia, Gjermani, Greqia, Finlanda, Polonia, etj.
Disa vende janë bërë veçanërisht të varura nga LNG-ja amerikane.
Sipas të dhënave të vitit 2025:

Gjermania merrte rreth 94% të LNG-së së saj nga SHBA, Greqia rreth 84%, Finlanda rreth 81%.

Greqia po investon fuqishëm në terminale LNG dhe korridore rajonale. Maqedonia po punon për lidhje të reja energjetike me Greqinë. Serbia po kërkon qasje në këto korridore për të diversifikuar furnizimin. Kroacia tashmë ka terminalin LNG në ishullin Krk dhe importon LNG nga tregjet ndërkombëtare.
Shqipëria është pjesë e infrastrukturës rajonale të gazit.

Kosova nuk ishte planifikuar të furnizohej përmes Shqipërisë në projektin që është diskutuar më së shumti.
Rruga që është përmendur zakonisht për Kosovën ka qenë Greqi – Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Sigurisht që secili shtet ka të drejtë të vendosë për prioritetet e veta energjetike. Por pyetja që shtrohet është nëse Kosova po refuzon vetëm një projekt energjetik, apo po humb një mundësi strategjike shumë më të madhe.

Për Kosovën, Amerika nuk është vetëm një investitor i huaj.

Amerika është shteti që udhëhoqi ndërhyrjen që ndali spastrimin etnik dhe luftën në Kosovë. Amerika ishte mbështetësja kryesore e pavarësisë së Kosovës. Amerika vazhdon të jetë një nga garantuesit më të rëndësishëm të sigurisë sonë kombëtare dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë arsye, raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk mund të shihet vetëm përmes prizmit ekonomik. Ai është edhe raport strategjik, nga ky lirisht mund të thuhet se varet edhe ekzistenca e saj.

Nëse aleati ynë më i rëndësishëm sheh vlerë në një projekt të tillë dhe e ka inkurajuar Kosovën disa herë që të jetë pjesë e tij, duke i bërë thirrje disa herë që të bëhet pjesë e projektit, atëherë së paku debati duhet të zhvillohet me seriozitet maksimal.

Askush nuk mund të garantojë sot se gazi do të jetë zgjidhja e së ardhmes.
Por askush nuk mund të garantojë as të kundërtën.

Nëse pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh rezulton se rajoni është integruar plotësisht në rrjetin e gazit dhe Kosova ka nevojë për atë infrastrukturë, atëherë mund të përballemi me një situatë ku do të detyrohemi ta marrim të njëjtin gaz përmes vendeve fqinje, pasi të tjerët ta kenë ndërtuar sistemin dhe ta kenë siguruar qasjen.
Pra, rrymën sigurisht që do të duhet ta blejmë, edhe atë me siguri energjinë amerikane, vetëm se tani jo direkt, por përmes shteteve tjera.

Atëherë pyetja do të jetë, pse nuk hymë në kohën kur po ndërtohej rrjeti?

Edhe nëse kostoja fillestare është e lartë, a nuk do të ishte e arsyeshme që Kosova të kërkonte mbështetje më të madhe financiare nga partnerët strategjikë?
A nuk do të kishte interes edhe vetë Amerika që Kosova të bëhej pjesë e korridorit energjetik që po ndërtohet në rajon?

Ndoshta përgjigjja është po, ndoshta jo. Por ajo që dihet me siguri është se mundësitë strategjike nuk qëndrojnë gjithmonë të hapura.

Historia e Kosovës ka treguar se momentet vendimtare shpesh kalojnë vetëm një herë. Kur ato kalojnë, rikthimi në tavolinë zakonisht kushton më shumë.

Është debat për mënyrën se si e shohim të ardhmen e Kosovës, pozitën tonë në rajon dhe raportin me aleatin që ka qenë pranë nesh në momentet më të vështira të historisë sonë.

Prandaj debati për gazin nuk është thjesht debat për energjinë.
Por po aq e vërtetë është se marrëdhëniet strategjike mund të ftohen kur partnerët fillojnë të mos ndajnë të njëjtat prioritete.

Gazi amerikan është “shkopi i sigurisë” që SHBA po i ofron Ballkanit për ta shkëputur nga ndikimi rus. Kroacia dhe Greqia janë dy dyert kryesore, dhe pjesa tjetër e rajonit po ndërton tubat për të marrë këtë gaz..

Prandaj, kur dëgjon në lajme se “Evropa e Ballkani ka krizë gazi”, kjo nuk do të thotë thjesht se s’kanë me çfarë të ziejnë fasulet në kuzhinë, por do të thotë se rrezikojnë të mbesin pa rrymë, pa nxehje nëpër qytete gjatë dimrit dhe se fabrikave u duhet të mbyllen.
Prandaj gazi amerikan po hyn në lojë për të mbajtur ndezur rrymën, nxehjen dhe fabrikat e Evropës, e nuk është vetëm plin që përdorët për kuzhinë.

Kosova duhet të ruajë me kujdes kapitalin e saj më të madh diplomatik, miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sepse në historinë tonë moderne, asnjë shtet tjetër nuk ka investuar më shumë për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen tonë sesa Amerika.

_____________
Për: infosot.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE