Trendi më i çuditshëm i thonjve

E publikuar: 19/02/2016 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A keni menduar ndonjëherë që tek thonjtë do të vendoseshin qime për të qenë trendi? Ja këtë kanë bërë modelet e një kompanie kozmetike amerikane në sfilatën e fundit.

Thonjët e tyre kanë qenë të mbuluara nga gëzofi, model ky që sipas kompanisë, bëhet duke aplikuar në fillim një manikyr special dhe sipër tij të vendosen qimet.

Po duken të veçanta dhe ndoshta të bukura, por me siguri që nuk janë aspak të rehatshme. Ndërkohë adhurueset e këtij trendi, mund të provojnë edhe versionin më të përmbajtur dhe më praktik, ku qimet janë të shkurtra dhe të ngjitura tërësisht mbi thonj.