S’KA “BIG BROTHER” KËTË VIT

E publikuar: 30/01/2016 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë duhet të kishin nisur audicionet për përzgjedhjen e kandidatëve për “Big BrotherAlbania”, por shenjat flasin për një anulim të spektaklit.

Të paktën këtë burim informacioni e përcjell gazetarja e njohur e show-bizzit, Aulona Musta, ku me anë të një statusinë Facebook, konfirmon se nga burimet e saj, ky spektakël nuk do të mbahet këtë vit.

“Sa gjynah që nuk do të bëhet Big Brother këtë vit (me aq info sa kam unë të paktën) se kaq shumë sa po del në tv kryeministri, të paktën e kishim futur në Big Brother tre muaj dhe kishte rënë rehat dhe ai dhe ne.

Dhe mbase gjatë asaj kohe, ai qe do ta zëvendësonte do fillonte të bënte ndonje gjë për këtë vend…”, përfundon ajo.