Ribashkimi shqiptar, pse?

22.04.2015 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ribashkimi shqiptar, pse?

Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A lind një copëtim me forcë një qëllim të kundërt të përhershëm? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese, bashkuese dhe edukuese në rajon?
A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, gazetari, ide, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi? A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake? A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote? A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore? A do të arrihej mëpastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët? A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambientale dhe ushtarake? A do të kishte një ushtri ku i dobëti do forcohej dhe i forti do tregonte veten? A do kishte një ushtri cilësore, profesionale, e respektuar në tokë, ajër dhe det?
A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e copëtuar si deri më tani? A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, banimi dhe veshje, mendimi, shkollimi, shërbimi, mjekimi, kushtesh pune dhe ambienti? A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara? A do të kishte çmime më të ulëta për blerësin vendas për shkak të një tregu të madh të lirë me prodhime vendase? A do të krijohej një treg i brendshëm turistik që do gjallëronte çdo cep të vendit? A do të rrihej pa i prekur dhe shijuar mrekullitë natyrore shqiptarë të cilat qindra e qindra artistë të huaj i kanë hedhur në letër dhe piktura në qindra vjet?
A do të ruhej akoma më shumë ambienti dhe natyra shqiptare? A do të dëgjohej fjala dhe kënga shqipe përreth? A do ta donte dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve? A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe? A do të rigjallërohej Arbëria dhe arbrit? A do t’i bënte të lirë e vërteta, gjuha dhe të menduarit shqip, të tërë në rajon? A do të ndjenin një frymëmarrje të lehtësuar të tërë në rajon kur të rifillonin të flisnin shqip? A do të ishin të lirë shqiptarët në gadishullin e ardhshëm ilirik?
A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm europian? A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë europian? A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Europës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Europën? A do të krijoheshin institucione fetare me qendër e kontroll kombëtar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambientit shqiptar? A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgimia e kulturës së lashtë arbërore? A do të krijohej ambienti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë? A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare? A do të kishin fëmijët një rritje më të mbarë me ndjenja krenarie për vetveten dhe për misionin hyjnor që mbartin?
A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese? A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale? A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim? A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njerëzit do t’i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë? A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme? A do të kishte jeta qytetari dhe shteti shqiptar do të ekzistonte me qëllimin e një jete të mirë për qytetarët e tij? A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare? A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura? A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë? A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes veti? A do të shpërndaheshin më mirë të mirat materiale të vendit? A do shijoheshin më shumë ujërat e pijshëm arbërorë? A do kishte një shërbim shëndetësor të lavdëruar prej të gjithëve?
A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar? A do të shihej më qartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Europë dhe Mesdhe? A do të ngjiteshin idetë shqiptarë akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark? A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore? A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm? A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare? A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?
A do ta ndjenin njerëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve? A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja? A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufijve? A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet? A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin? A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar? A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit