Rexhep Kadriu uron femijet me rastin e Dites Boterore te Femijeve

E publikuar: 01/06/2017 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1 Qershori, Dita Boterore e Fëmijëve, në botë mannifestohet me aktivitete të nndryshme festive. Edhe nnë Kosovë, po e festojmë cdo vit përcjellë me aktivitete të shumta, por duhet ta dijmë se kjo nuk është thjeshtë vetëm një ditë festive, por duhet të na shërbejë edhe si ditë për tu senzibilizuar për ndalimin e dhunës dhe abuzimit me fëmijët, sidomos ndalimin e angazhimit të tyre për punë kur janë ende të mitur.

Shteti ynë nuk guxon të jetë indiferent ndaj asnjë fëmije, sepse e ardhmja e tij janë fëmijët, andaj ne do të angazhohemi ti krijojmë kushte të mira për edukim, arsimim dhe përkujdesje. Do të angazhohemi që fëmijët tanë të edukohen si përsonalitete që marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë kompetencë sociale, si dhe zgjimin e interesimit të tyre për njohuri rreth botës bashkëkohore e të përparuar.

Prindërit, i konsiderojmë parnter të rëndësishëm në fushëveprimin e përbashkët për të krijuar një gjeneratë të shëndoshë dhe të edukuar për një të ardhme të qëndrueshme të vendit tonë, Kosovës.

Urime!

Rexhep Kadriu