Receta që i largon njollat dhe pikat e kuqe nga fytyra për 10 ditë

10.04.2016 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Receta që i largon njollat dhe pikat e kuqe nga fytyra për 10 ditë

Përbërësi kryesor i këtij losioni është majdanozi i cili paraqet melhem për varrë dhe lëkurë.

Ky losion në kushte shtëpie i përbërë nga majdanozi dhe limoni (ose uthull molle) ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe pastron fytyrën tuaj nga njollat apo pikat e zeza, gjë që e bën lëkurën rrezatuese dhe me shkëlqim.

Majdanozi është përplot me vitamina dhe minerale si dhe lëngu i saj përmban vajra esenciale me nivel të lartë të kaliumit dhe manganit.

Përdoret për trajtimin e etheve, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të traktit urinar, diabetit, inflamacionit të syve si dhe për trajtimin e impotencës.

Majdanozi edhe në kozmetikë njihet për aftësitë zbardhuese dhe rigjeneruese. Në mënyrë të përkryer heq skuqjen, irritimin dhe ënjtjen, zbardh lëkurën, freskon dhe tonifikon. Është i shkëlqyer për kujdesin e zonës delikate rreth syve.

Ndihmon në largimin e akneve dhe pikave të zeza. Me pak fjalë, këtë losion për fytyrë mund ta përgatitni edhe vet në mënyrë shumë të lehtë.

Përbërësit:

2 lugë gjethe të grimcuar majdanoz, 1 lugë çaji lëng limoni ose uthull molle, 200 ml ujë. Përgatitja:

Hidhni 200 ml ujë për të vluar me dy lugë majdanoz të freskët të grimcuar imët dhe lërëni në temperaturë të ulët për 15 minuta, pastaj hiqni masën e fituar dhe lëreni të ftohet.

Më pas, shtrydheni mirë në blender si dhe shtoni kësaj përzierje një lugë çaji lëng limoni apo uthull molle. Hidheni në një enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Aplikimi: përdoreni këtë losion në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ky losion i përgatitur në kushte shtëpiake forcon poret në fytyrë, pastron dhe zbardhon lëkurën. Falë vetive unike të majdanozit, prenkat (piklat e kuqe) zhduken nga fytyra dhe lëkura bëhet me shkëlqim dhe rrezatuese.

Nëqoftëse ju e përdorni çdo ditë, të gjitha pikat dhe njollat do të zhduken nga fytyra juaj. Mund ta përdorni edhe në aplikimin e zonës rreth syve, me anë të pecetave duke i vendosur në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe do të shihni përmirësim në rrathët e errët poshtë syve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës