Ekonomi

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

16.05.2026 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Një tender i shpallur nga Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka përfunduar në duart e një ish-zyrtari të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bëhet fjalë për tenderin me titull “Angazhim i ekspertit për projektin Solar4Kosovo Ritender-III”, për të cilin Termokos ka nënshkruar kontratë me Musafer Lumën, figurë e njohur e LDK-së në Kaçanik dhe ish-kandidat për asamble komunale nga kjo parti, raporton Infosot.

Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit, kontrata është nënshkruar më 16 prill 2026 dhe ka vlerë prej 4 mijë e 488 euro. Tenderi kishte vlerë të parashikuar prej 4 mijë e 500 eurosh, ndërsa fituesi është shpallur me ofertë vetëm 12 euro më të ulët se vlera maksimale e planifikuar nga ndërmarrja publike.

Ajo që bie në sy në këtë procedurë është fakti se, ndonëse për dosjen e tenderit kanë kërkuar qasje 18 operatorë ekonomikë, në fund është dorëzuar vetëm një ofertë, pikërisht ajo e Musafer Lumës. Po ashtu, ai ka qenë edhe operatori i vetëm i përgjegjshëm në këtë procedurë.

Tenderi është zhvilluar me procedurë të kuotimit dhe është dhënë me kriterin “tenderi ekonomikisht më i favorshëm”.

Musafer Luma njihet në publik si ekspert i bujqësisë dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së në Kaçanik. Ai ka qenë kandidat i kësaj partie për Asamblenë Komunale, ndërsa në materialet promovuese zgjedhore ka dalë publikisht nën logon dhe sloganet e LDK-së.

Kontrata parasheh angazhim 12-mujor, ndërsa financimi është bërë nga vetë ndërmarrja publike Termokos.

Infosot ka kontaktuar me Lumën, për të marr një qëndrim në lidhje me punën që është kontaktuar për ta kryer.

Ai ka thënë se është ekspert dhe se i ka plotësuar kriteret që janë kërkuar.

“Përvoja ime profesionale lidhur me angazhimin tim si ekspert, është në pajtim me kërkesat specifike të kërkuara me tender. Shpallja ka qenë publike, kam apliku, i kam plotësu kriteret dhe kam qenë i vetmi që kam apliku”.

Luma ka mohuar se është favorizuar nga ish-partia e tij, duke sqaruar se është “thjesht një profesionist”.

“Sa i perket konfiktit të interesit, s’po di ku po bazoheni, unë nuk jam në kurfar strukture të LDK-së, askënd në Termokos dhe projekt nuk e njoh. Jam një qytetar i thjeshtë, profesionist në punën time dhe jap kontribut aty ku kërkohet ekspertiza”, ka thënë ai.

Luma është përgjigjur në formë pyetje për angazhimin e tij në Termokos.

“Nuk di se çfarë legjislacioni paralizohet,  apo ku shkruan që nëse je votues i ndonjë partie s’guxon me punu askund se je ne konflikt interesi”, ka pyetur Luma, duke mohuar çdo lidhje me partinë LDK.

Kujtojmë se Luma ishte kandidat për asamble komunale të Kaçanikut, po ashtu për disa vite ka qenë i angazhuar aktivisht në LDK.

Njoftimi mbi Vendimin e AK Termokos (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor