Lajmet

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

11.10.2026 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Qeveria Kurti 4 e ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit programin e projektligjeve që synon t’i bëjë gati për miratim në Kuvend deri në vitin 2028.

Aty përfshihet edhe Projekt Kodi Civil, i cili kishte dështuar të miratohej në vitin 2022, për shkak se aty përfshihej një nen i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Këtë projektligj, Qeveria synon ta bëjë gati dhe për ta çuar për miratim në Kuvend deri më 15 nëntor të këtij viti. Këtë punë duhet ta kryejë Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Donika Gërvalla.

Ky ligj e kishte bërë Eman Rrahmanin që t’i ndante rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje. Deputeti, tani në grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, shkroi dje në Facebook për këtë çështje.

“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati! Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor. Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor. E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor. Qysh thojke edhe njani “Shyqyr që të kemi, Albin!””, shkroi Rrahmani në një postim.

Në Ministrinë e Drejtësisë ishin detyruar t’i fusnin duart edhe njëherë në këtë projektkod, i cili kishte dështuar të miratohej në mars të vitit 2022.

Kodi i ri Civil përmbante një nen për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini, i cili pati indinjuar edhe deputetë të mazhorancës.

Dhjetëra deputetë të LVV-së në pushtet kishin votuar kundër e kishin abstenuar për shkak se aty përfshihej një nen i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Një pjesë e atyre deputetëve nuk patën ngurruar as ta merrnin fjalën në seancën e 16 marsit 2022 në Kuvend e të shpreheshin bindshëm kundër këtij kodi të projektuar.

Kërkesa e parisë së partisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, s’iu kishte bërë fare përshtypje deputetëve që ishin kundër, që të mbanin fjalime plot fyejre e homofobi, të cilat ministrja e atëhershme e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i kishte quajtur të papranueshme.

Deputetët konservatorë të LVV-së që ndajnë të njëjtën bindje se Kodi i ri Civil nuk duhet miratuar me atë nen në përmbajtje (qëndrim ky krejtësisht atipik për një parti të majtë siç deklarohet të jetë Vetëvendosja) në maj të atij viti i kishin parë pasojat e para. Asnjë nga ta nuk ishte kandidat/e për ndonjë pozitë udhëheqëse brenda LVV-së në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, të cilat ishin mbajtur më vonë gjatë atij viti.

Për disa vjet mbeti e paqartë se kur do të synohej sërish të sillej për miratim në Kuvend ky projektligj.

Kryetarja e atëhershme e grupit parlamentar e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila kishte thënë se Kodi i ri Civil do të shqyrtohej në vjeshtë të atij viti, por s’u bë.

Ndërkombëtarët e kishin vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë kod dhe kishin kërkuar që ai të miratohet. Në anën tjetër, bashkësitë fetare në Kosovë ishin bërë bashkë për ta kërkuar të kundërtën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë