Qëndrimi ulur dëmton trurin

E publikuar: 13/02/2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të moshuarit, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në kolltuk duke parë televizor, në vend të ushtrimeve fizike mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, sipas një studimi të ri. Studiuesit e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Bostonit zbuluan se persona të rritur të moshës mesatare pësuan humbje të volumit të trurit pas 20 vjet jete. Studimi u botua në revistën mjekësore “Neurology”.

“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes jetës jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash, studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”, tha autorja e studimit, Nicole Spartano.

Në studim u përfshinë mbi 1500 persona, mesatarisht të moshës 40 vjeçare, të cilët nuk ishin të prekur nga demenca, apo nga sëmundjet e zemrës.