Psikopatia mund të dallohet që në moshë të vogël

12.02.2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Simptomat e para të psikopatisë mund të dallohen që në moshën 3 – vjeçare.

Ky është përfundimi i një studimi të ri të realizuar nga Universiteti i New South Wales në Australi dhe të publikuar në “Journal of Abnormal Child Psychology”.

Shkencëtarët ekzaminuan 214 fëmijë, për të parë nëse mund të gjenin tipare që lidhen me psikopatinë, si të qenit i pa ndjeshëm dhe pa emocione.

Ata e realizuan këtë duke i ekspozuar fëmijët me imazhe që tregonin shprehi të ndryshme të fytyrës, fytyra të hidhëruara, si dhe neutrale.

Siç raporton Huffington Post, shkencëtarët zbuluan se fëmijët që kishin tipare si të qenit të pa ndjeshëm apo pa emocione, e kishin më të vështirë që të dallonin shprehitë e fytyrave tek njerëzit.

10 përqind e fëmijëve që morën pjesë në këtë studim shfaqnin tipare të tilla, ku përfshihej mungesa e simpatisë për të tjerët.

“Çdo fëmijë me këto tipare e kishte të vështirë të njihte emocionet e të tjerëve dhe nuk nevrikosej për shkak të tyre”, u shpreh Dr.Eva Kimonis, e cila udhëhoqi këtë studim.

Këto të dhëna mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave të reja për ta kapur dhe trajtuar në kohë këtë shqetësim të rëndë të personalitetit të njeriut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale