Pse nuk duhet të heqim dhëmbin e pjekurisë

E publikuar: 17/02/2016 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhëmbët na dalin dy herë në këtë jetë, por ka edhe të atillë që e përjetojnë edhe daljen e tretë të dhëmbit. Dhëmbi i pjekurisë është dhe dhëmbi që del në moshën e njëzetave ose më pak në skaj të nofullave tuaja. Shumë herë dentistët sugjerojnë heqjen e dhëmbit të pjekurisë.

Ata e cilësojnë atë si një pjesë jo-esenciale që krijon pengesa në shëndetin tonë oral. Por, studime të ndryshme mjekësore kanë zbuluar të vërtetën e dhëmbit të pjekurisë në trupin tonë.

Dhëmbët e pjekurisë janë të njohur si dhëmbë që dalin pak para moshës njëzet vjeçare, saktësisht mes moshës 17-25. Një i rritur mesatarisht ka katër dhëmbë të pjekurisë.

Dentistët raportojnë se dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbë të panevojshëm, dhe shpesh i sugjerojnë njerëzit që duhet t’i heqin ata për shkak se kinse ndikojnë në gojën tonë dhe në pozitat e dhëmbëve të tjerë.

Shumë pak njerëz e dinë se dhëmbët e pjekurisë janë të lidhur me zorrën tonë të vogël dhe pjesën e përparme të gjëndrës së hipofizës sonë. Rreth 46% e motorit dhe nervave shqisore në korteksin tonë cerebral është i lidhur me gojën dhe fytyrën. Pra, nëse e hiqni një dhëmb të tillë, ju do të keni çrregullime në sistemin dhe nyjet.

Një fakt që duhet ta dini për dhëmbin e pjekurisë
A e dini se ekzistojnë rreth 170,000 njerëz të cilët kanë mbetur me mpirje të përhershme në nofull për shkak të dëmtimit nervor pasi kanë hequr dhëmbët e pjekurisë? Kjo ndodh për shkak se të gjithë dhëmbët janë të lidhur përmes rrugëve të sistemit nervor.

Heqja e dhëmbëve të pjekurisë ka efekte të tjera shumë të dëmshme në trup, që nganjëherë mund të çojë edhe në vdekje të papritur.