Ja pse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit

16.04.2016 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja pse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit

Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët në mëngjes. Blogeri Eghosa Aihie ka kohë që zgjohet në ora 6 të mëngjesit, dhe thotë se ky zakon ia ka ndryshuar jetën.
Këto janë arsyet pse duhet të zgjoheni më herët:

1. Do të keni kohë ta zbuloni pjesën tuaj të fshehtë

Shumë njerëz nuk i arrijnë synimet e tyre për shkak të mungesës së fokusit. Shumë lehtë mund të shpërqendroheni nga qëllimet në jetë përgjatë ditës nëse nuk filloni të mendoni se çfarë duhet të bëni. Truri punon më mirë në pjesën e parë të ditës. Përdoreni këtë kohë për të marrë kontrollin e jetës tuaj!

2. Do të keni kohë për të programuar ditën

Njerëzit që zgjohen herët kanë mundësi që të planifikojnë ditën më mirë para se të shkojnë në punë ose në shkollë. Sa më herët që t’i bëni planet për mbarëvajtjen e ditës, aq më mirë do ta shpenzoni kohën, transmeton Gazeta Express.

3. Mëngjesi është koha më e mirë për të përmirësuar veten

Shumë njerëz ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për familjen, argëtimin ose palestrën. Nëse zgjoheni në 6 të mëngjesit, ju do të keni disa orë shtesë për të bërë ushtrime para se të fillojë dita e punës. Kur ushtroni në mëngjes, trupi pushtohet nga endorfinet. Këto hormone që lëshohen gjatë aktivitetit fizik ju japin ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë, gjithashtu duke iu bërë që të ndjeheni më energjik dhe më të pushueshëm përgjatë gjithë ditës.

4. Njerëzit e suksesshëm tashmë e bëjnë këtë!

Njerëzit e suksesshëm e fillojnë ditën e tyre herët. Tim Cook, CEO i Apple, thotë se fillon t’ju përgjigjet emaileve të partnerëve të tij në 4:30 të mëngjesit.

5. Do të jeni dy hapa para të gjithëve!

Siç tregojnë edhe hulumtuesit, zakoni i të zgjuarit herët në mëngjes mund t’ju bëjë më kreativ. Për më tepër, ju do të fitoni edhe një vetëbesim më të madh: do të filloni punën kur kolegët e tjerë të punës ende e kanë trurin “fjetur”.

Gjithashtu, nëse trajnoni veten për t’u zgjuar dy ose tri orë më herët se zakonisht, ju do të përfitoni 150 minuta shtesë në ditë, që është 17 orë e gjysmë në javë dhe më shumë se 70 orë në muaj, dhe rreth 840 orë në vit. Zgjidhja është e jotja! /Gazeta Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”