Kryesore

Prokurorja e EULEX: Gani Geci ka kryer vrasje të rëndë

04.04.2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

“Gjatë administrimit të provave do ta argumentojmë se Gani Geci nuk e ka kryer veprën në gjendje të rëndë të tronditjes mendore dhe se vrasja duhet të cilësohet si vrasje e rëndë”, ka deklaruar prokurorja e EULEX-it.

Prokurorja e EULEX-it, e cila është duke e trajtuar lëndën ndaj Gani Gecit, ka vendosur ta ndryshojë aktakuzën e ngritur nga prokurorja vendore, Vahide Badivuku.

Nga dita e sotme, Gani Geci do të akuzohet për vrasje të rëndë e jo siç ishte akuzuar më parë nga prokurorja e Mitrovicës për vrasje në gjendje të tronditjes së rëndë mendore.

Prokurorja e EULEX-it, Oprea Stalute, në seancën e parë gjyqësore ndaj Gecit ka konfirmuar ndryshimet në aktakuzë, përfshirë shtimin e veprës penale përdorim i armës.

“Gjatë administrimit të provave do ta argumentojmë se Gani Geci nuk e ka kryer veprën në gjendje të rëndë të tronditjes mendore dhe se vrasja duhet të cilësohet si vrasje e rëndë”, ka deklaruar prokurorja Stalute.

Me pretendimet e prokurores së EULEX-it nuk është pajtuar Gani Geci.

Në deklarimin para Gjykatës, Geci ka mohuar veprën e vrasjes dhe atë të përdorimit të armës përderisa ka pranuar se ditën kritike kishte bartur armë.

Avokati i Gecit, Ndrecë Doda, gjatë seancës ka kundërshtuar ndryshimet në aktakuzë duke shtuar se në këtë fazë nuk është koha e duhur për të ndryshuar aktakuzën ndaj klientit të tij.

Procesi gjyqësor ndaj Gecit do të vazhdoj gjatë gjithë ditë së sotme në Gjykatën e Mitrovicës dhe siç raportohet gjykatësi i çështjes ka paralajmëruar që në fund të ditës do të diskutohet edhe masa e arrestit shtëpiak të Gecit.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të 2014-tës.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga prokurorja Vahide Badivuku, ndërsa së fundmi çështja është marrë në dorë nga gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart