Lajmet

Ambasadori i Suedisë përmend Rugovën për çështjen e presidentit: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

25.06.2026 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori i Suedisë përmend Rugovën për çështjen e presidentit: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se vendi duhet sa më parë të ketë një president/e, e se për zgjedhjen e tij/saj duhen kompromise, “edhe nëse je partia më e madhe politike”.

Westerlund, madje ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, partia e të cilit kishte fituar mbi 40% të votave.

Ai ka cituar fjalët e ish-presidentit për fitoren e të ish-keshilltarit te tij, që i kishte thënë Rugovës se pa dy të tretat e parlamentit, nuk do të mund ta zgjedhin presidentin.

Westerlund ka theksuar se politikanet duhet ta kenë parasysh se “kjo nuk është lojë” e se bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit.

“Mendoj se të gjithë politikanët janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kenë parasysh se kjo nuk është një lojë. Bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit, dhe për këtë arsye duhet të ketë një qeveri. E kuptoj se nëse përfaqëson partinë më të madhe politike ose nëse ke shumicën në parlament, duhet të jesh në gjendje të formosh qeverinë dhe të vazhdosh me mandatin që të është dhënë. Por, sigurisht, duhet të zgjidhet edhe presidenti, dhe për këtë nevojiten kompromise

 Më është thënë se pas zgjedhjeve të para pas luftës së vitit 1999, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, kur LDK-ja fitoi rreth 42–45% të votave, thuhet se kishte thënë ‘Tani mund ta formojmë qeverinë, mund ta zgjedhim presidentin dhe mund ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit’. Dhe unë kuptoj se disa nga këshilltarët e tij të asaj kohe, përfshirë të ndjerin Alush Gashi, i kishin thënë ‘Shikoni, ne nuk e kemi shumicën. Nuk e kemi shumicën në parlament dhe nuk i kemi dy të tretat e votave për ta zgjedhur presidentin’. Pra, duhet të bëhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe politike”, tha ambasadori suedez për Ekonomia Online.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë