Lajmet

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

26.06.2026 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja bashkëpunimi për të forcuar promovimin dhe zhvillimin e produkteve agro-ushqimore të dy vendeve. Gjatë një konferencë për shtyp në Tiranë, me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Armend Muja, u theksua rëndësia e forcimit  të bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin bujqësor.

Ministri Salla deklaroi se nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes palëve përbën një dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri–Kosovë dhe vullnetit të përbashkët për të kthyer bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në dy drejtime kryesore: zhvillimin dhe transferimin e teknologjive inovacionit në bujqësi, si dhe krijimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore.

“Forcojmë bashkëpunimin dhe nënshkrimi i dy marrëveshjeve është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe vullnetit të përbashkët për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate të prekshme për qytetarët tanë.

Kemi dy drejtime strategjike: e para në zhvillimin dhe transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi, dhe e dyta në një qasje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore. Bujqësia është sektori strategjik për të dy vendet tona dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, tha Salla.

Sipas tij, bujqësia mbetet një sektor strategjik për të dy vendet, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik. Ai shtoi se synohet forcimi i pranisë së produkteve vendase në tregjet rajonale dhe kombëtare, si dhe rritja e bashkëpunimit mes operatorëve ekonomikë.

“Bashkëpunimi mes nesh ka një rëndësi të veçantë dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve në interes të fermerëve dhe sipërmarrësve agro-ushqimorë të të dy vendeve. Të forcojmë praninë e produkteve tona në tregjet rajonale dhe kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes operatorëve ekonomikë të dy vendeve. Të modernizojmë sektorin bujqësor, dixhitalizimin e shërbimeve për fermerët dhe zgjidhje inovative që rrisin konkurrueshmërinë. Kjo do të sjellë zhvillim të përbashkët”, tha Salla.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë në Kosovë, Armend Muja theksoi se marrëveshjet e nënshkruara prekin fusha të rëndësishme si promovimi i produkteve agro-ushqimore dhe transferimi i teknologjisë dhe inovacionit, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive mes fermerëve të dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara sot prekin disa shtylla të rëndësishme që lidhen me promovimin e produkteve agro-ushqimore të dy vendeve tona dhe transferimin e teknologjive dhe inovacionit, na mundëson përfitimin dhe shkëmbimin e njohurive mes fermerëve të dy vendeve tona”, tha Muja.

Muja vuri gjithashtu theksin te siguria ushqimore dhe nevoja për heqjen e barrierave administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke propozuar digjitalizimin e plotë të proceseve të kontrollit.

“Kemi diskutuar edhe për forcimin e sigurisë ushqimore, ku po rishikojmë të gjitha barrierat e mundshme administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes dy vendeve. Të digjitalizohet i gjithë procesi i kontrollit dhe të hiqen të gjitha pengesat mes nesh. Eksportet tona drejt Shqipërisë janë dyfishuar që prej 2021 dhe Shqipëria është partneri ynë kryesor tregtar në rajon në importin e produkteve agro-ushqimore”, tha ai

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues