Lajmet

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

26.06.2026 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se, duke iu referuar rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas të dhënave të cituara nga FSK, 87.4 për qind e qytetarëve të anketuar kanë shprehur besim ndaj këtij institucioni.

Në një postim në faqen zyrtare tw kwsaj force, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, falënderoi qytetarët për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje edhe për personelin e FSK-së për, siç tha, profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin në përmbushjen e misionit, si dhe falënderoi partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin profesional të FSK-së.

Sipas FSK-së, ky vlerësim paraqet dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe integritetit institucional të pjesëtarëve të saj në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

“Ky vlerësim i lartë paraqet dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe integritetit institucional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kjo arritur është falë angazhimit dhe shërbimit vetëmohues të personelit të FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që misionin dhe detyrat e saj t’i realizojë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë gjithmonë e gatshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Besimi i qytetarëve përbën nder, përgjegjësi dhe motiv shtesë për FSK-në që të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të saj dhe të kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe më gjerë”, thuhej në njoftim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale