Lajmet

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

26.06.2026 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni ka thënë se Qeveria ka ndarë buxhet për zgjerimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke theksuar se kapacitet aktuale të tij janë shumë të limituara.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, në një tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, e cila është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Nimoni tha se projekti për zgjerimin e Instituti të Psikiatrisë Forenzike, pritet të përfundojë brenda disa muajsh.

“Është e rëndësishme të theksohet se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit, duke krijuar mekanizma të përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, duke aplikuar standardet më të larta të Këshillit të Evropës. Në këtë drejtim, projekti dyvjeçar i Këshillit të Evropës për trajtimin e këtyre kategorive është drejt përfundimit. Për adresimin e kësaj sfide, me kërkesën tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, pasi kapacitetet aktuale janë shumë të limituara. Ky projekt pritet të përfundojë brenda disa muajve. Sa i përket trajtimit të këtyre personave gjatë vuajtjes së dënimit, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, i cili funksionon si pavijon i ndarë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë”, tha ai.

E, Ismail Dibrani, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës u shpreh se duhet të rritet edhe numri i stafit, sepse vetëm ndërtimi i objektit nuk është i mjaftueshëm.

“Është votuar buxheti dhe shumë shpejt pritet hapja e tenderit për ndërtimin e një qendre, e cila do t’i plotësojë nevojat dhe kërkesat. Si fati i mirë është, siç e dini, me vite ne kemi një numër të vogël të grave në këtë institucion, por që neve jemi të obliguar që të krijojmë kushte edhe për këtë kategori të ndjeshme. E tha edhe zëvendësministri, po, njëjtë po zgjerohet edhe Institucioni i Psikiatrisë Forenzike, por mbetet çështje urgjente atje që të planifikohet dhe të rritet edhe numri i stafit, sepse nuk mjafton vetëm ndërtimi i objektit atje, por atje kërkohet staf profesional. Siç e dini, me të hapur projektin, tenderin për ndërtimin, renovimin e institucionit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, atje ne kemi punësuar staf të ri si nga stafi korrektues, po ashtu edhe nga stafi shëndetësor”, tha ai.

Naim Qelaj, Avokati i Popullit tha se personat me çrregullime mendore duhet të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe jo të përfitojnë vetëm trajtim shëndetësor.

“Një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite është respektimi i të drejtave të personave me çrregullim mendor që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin. Kjo kategori përfaqëson një nga grupet më të cenueshme, pasi përveç privimit nga liria, ata përballen edhe me nevoja komplekse shëndetësore dhe sociale, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mbrojtje të shtuar. Standardet ndërkombëtare, përfshirë rregullat e Mandelës, kërkojnë që personat e privuar nga liria të kenë qasje në kujdes shëndetësor të barabartë me atë që ofrohet në komunitet. Personat me çrregullime mendore duhet të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, të trajtohen në institucione të përshtatshme shëndetësore dhe të përfitojnë mbështetje shumëdisiplinore, psikologjike dhe sociale, e jo vetëm trajtim farmaceutik”, tha Qelaj.

E, Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria është përgjegjësi e përbashkët institucionale.

“Ndalimi i torturës dhe i çdo forme të trajtimit çnjerëzor apo degradues është një nga parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe një vlerë që duhet të mbrohet në çdo rrethanë. Për këtë arsye, mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria nuk është vetëm çështje e sistemit shëndetësor, por një përgjegjësi e përbashkët institucionale që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. Nga perspektiva e gjyqësorit, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë në rastet kur gjykatat vendosin për masa që prekin lirinë dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore. Gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë vendimmarrjes për caktimin e masave të trajtimit të detyrueshëm bazohen në ligj dhe në vlerësimet profesionale të ekspertëve përkatës, por njëkohësisht kanë gjithmonë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, integritetit personal dhe të drejtave themelore të individit. Në këto raste, gjykatat kujdesen që çdo vendim të jetë i ligjshëm, proporcional dhe i domosdoshëm, duke pasur parasysh jo vetëm interesin e sigurisë publike, por edhe nevojën për trajtim adekuat, human dhe dinjitoz të personit ndaj të cilit vendoset masa”, u shpreh ajo.

Sipas vlerësimeve të Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sfidat kryesore në Kosovë përfshijnë mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme në institucionet e specializuara, vendosjen e personave me çrregullime mendore në institucione korrektuese ku nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore, mungesën e hapësirave adekuate për gratë me çrregullime mendore dhe qasjen e kufizuar në trajtime psikosociale dhe rehabilituese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale