Lajmet

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

26.06.2026 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogave, OJQ “Labyrinth”, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, ekspertëve të shëndetit mendor, Policisë së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësoi punën shumëvjeçare të organizatës “Labyrinth” në trajtimin dhe mbështetjen e personave me varësi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në adresimin e këtij fenomeni.

Ajo theksoi se abuzimi me substancat narkotike mbetet një nga rreziqet më serioze për rininë në Kosovë, duke kërkuar trajtim të hapur dhe të vazhdueshëm në shkolla, familje dhe institucione.

“Duhet të flasim hapur, pa paragjykime dhe pa e fshehur rrezikun. Parandalimi fillon me informim të saktë, me psikologë, pedagogë dhe mësimdhënës të trajnuar, si dhe me një qasje që të rinjtë e kuptojnë”, tha Haxhiu.

Ajo paralajmëroi se institucionet janë duke punuar në krijimin e një qendre profesionale për rehabilitimin e personave të varur nga substancat narkotike.

“Më ka rënë rasti që me taku shumë prindër të cilët përballen me fëmijë që janë të varur nga substancat narkotike, sidomos në periudhën që e përmenda, sa kam qenë ministre e drejtësisë. Dhe kërkesa e tyre dhe që do ta adresoj edhe sot, është pikërisht ajo që ju e përmendët, që edhe republika jonë, Republika e Kosovës të ketë një qendër të rehabilitimit, qendër profesionale ku trajtohen personat që janë të varur nga substancat narkotike. Unë kam marrë zotimet edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, sepse gjatë kësaj periudhe kohore kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse siç na duhet hapësira… në atë kohë, administrata publike ka qenë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra siç na duhet një hapësirë për këtë qëllim, na duhen edhe profesionistë pastaj që merren me këto raste. Dhe kur jemi te profesionistët, pra këtu duhet të vendoset fokusi jonë dhe unë jam shumë optimiste që në të ardhmen e afërt do ta kemi një qendër të tillë rehabilituese, sepse me problemet me të cilat përballemi, është për mua e papranueshme që nuk e kemi ende një qendër të tillë, por sipas zotimeve që ne kemi marrë, kjo qendër do të adresohet”, tha ajo.

Haxhiu tha se raportimet për praninë e narkotikëve pranë shkollave janë alarm serioz, prandaj atyre u duhet kushtuar vëmendje.

“Vëmendja duhet t’ju kushtohet shkollave. Nuk e di nëse këtu kemi përfaqësues nga Ministria e Arsimit apo Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës, sepse raportimet e vazhdueshme për praninë apo shitjen e substancave narkotike pranë shkollave janë alarm serioz për të gjithë ne. Unë e di që ata që janë prindër e dinë shumë mirë se për çfarë po flas, sepse rreziku po afrohet te dera e shkollës, prandaj kjo kërkon vëmendje të madhe dhe veprime të menjëhershme. Parandalimi fillon me informim të saktë, me psikologë, me pedagogë, me mësimdhënës të trajnuar, me prindër dhe me një gjuhë që të rinjtë na kuptojnë, sepse nganjëherë vetëm e shohim se flasim kot kur e sheh që fëmija thjesht nuk e kupton ose nuk e pranon atë që i thua. Prandaj, edhe si prindër duhet ta kuptojmë cila është qasja më e drejtë që duhet ta adresojmë tek fëmijët. Pra, nëse të rinjtë dëgjojnë për drogat vetëm nga rruga, nga rrjetet sociale apo nga ata që përfitojnë prej tyre, institucionet nuk do të mund të ndikojnë. Pra, kjo qasje apo kjo çështje kërkon organizim dhe mobilizim të gjerë shoqëror; secili institucion duhet ta kryejë pjesën e vet, përgjegjësinë e vet”, u shpreh Haxhiu.

Duke folur për varësinë, U Haxhiu tha se personi i varur nga substancat narkotike nuk duhet të trajtohet si kriminel apo trafikant, por si njeri që ka nevojë për trajtim, mbështetje dhe rehabilitim në shoqëri.

“Kriminel është ai që e shfrytëzon dobësinë e tij, që e furnizon, që e shtyn më thellë në varësi dhe që përfiton”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo tha se shoqëria dhe institucionet duhet të jenë të pakompromis ndaj trafikantëve dhe me kujdesin më të madh ndaj personave që kanë nevojë për ndihmë.

Në këtë tryezë u diskutua edhe për sfidat në trajtimin e varësive dhe nevojën për forcimin e programeve parandaluese, të cilat sipas ekspertëve mbeten të pamjaftueshme në Kosovë.

Drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, theksoi se përdorimi problematik i drogave është në rritje dhe se kapacitetet e vendit për trajtim dhe parandalim mbeten të kufizuara.

Ai kërkoi fuqizim të programeve parandaluese dhe përshpejtim të krijimit të qendrave të specializuara për rehabilitimin e përdoruesve të substancave narkotike, duke paralajmëruar se situata kërkon veprim të shpejtë institucional.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë vlerësuan nevojën për koordinim më të madh institucional dhe shoqëror në luftën kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave në Kosovë./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ferati reagon pas aksidentit tragjik në Shushicë: Fatkeqësi që na mërzit të gjithëve

Ferati reagon pas aksidentit tragjik në Shushicë: Fatkeqësi që na mërzit të gjithëve

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Gjini: Aleanca funksionalizon strukturat e reja pas zgjedhjeve të brendshme

Gjini: Aleanca funksionalizon strukturat e reja pas zgjedhjeve të brendshme

Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Njësitë speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Njësitë speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Rrugët janë më të ngarkuara, kujdes i shtuar në komunikacion

Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Rrugët janë më të ngarkuara, kujdes i shtuar në komunikacion

Gjini takohet me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gjini takohet me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Çfarë përfiton Prishtina nga Sunny Hill Festival?, flasin nga komuna dhe Unioni i Turizmit

Çfarë përfiton Prishtina nga Sunny Hill Festival?, flasin nga komuna dhe Unioni i Turizmit

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë

Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë