Për zgjedhjet e të dielës në Kosovë 29.264 vëzhgues

E publikuar: 09/06/2017 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Mbledhja u mbajt në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

*160 vëzhgues nga 8 ambasada,

*301 vëzhgues nga 7 organizata ndërkombëtare,

*8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – vendore,

*3 mijë e 657 vëzhgues nga partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

*15 mijë e 784 vëzhgues nga koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

*27 vëzhgues nga institucione ndërkombëtare (trupat e menaxhimit të zgjedhjeve nga vende të ndryshmet botës),

*1 vëzhgues nga 1 institucion vendor,

*468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media vendore, dhe

36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media ndërkombëtare.