Osmani për dënimin e Krivaqës: Të jetë ky mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave

E publikuar: 04/08/2023 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën dhe me 15 vjet burg Arbër Sejdiun, për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Osmani ka thënë se le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet!  Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani.