Nuk janë bërthamore, por hedhin në erë qytete (FOTO)

E publikuar: 01/07/2016 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

GBU-43/B është bomba më e fuqishme që u zhvillua në vitin 2003, që mund të shkatërronte një qytet të tërë, dhe pse nuk ishte bërthamore.

Bomba u quajt nga Amerika “Nëna e të gjitha bombave”, “MOAB”, shkurtimi për “Mother of all bombs”. Për hedhjen e saj nevojitej një avion luftarak i madh i cili do ta lëshonte me parashutë. Më pas bomba do të komandohej drejt shënjestrës me anë të satelitit.

Por sigurisht që Rusia nuk do të rrinte duarkryq. Pas katër vitesh, ata nxorën bombën “Babai i të gjitha bombave”, që supozohej të kishte fuqi katër herë më të madhe se “nëna” amerikane.

Për nga shpërthmi janë barasvlera e 11 tonëve TNT (bomba amerikane) dhe 44 ton (bomba ruse).

“Nëna” amerikane e përhap shpërthimin duke shkatërruar çdo tank për një rreze prej 150 metrash, “babai” rus për 300 metra. Ndërsa dëme në njerëz sjellin në një rreze prej 3 kilometrash.