Tech

Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro

18.10.2026 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro

Apple u ka kërkuar disa furnizuesve të ulin prodhimin e komponentëve për modelet e sapolansuara iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, pasi rritja e kostove të çipave të memories dhe shtrenjtimi i produkteve kanë ulur kërkesën e konsumatorëve, raportoi të premten Nikkei Asia.

Kompania prodhuese e iPhone ka adoptuar një qasje më të kujdesshme sa u përket dërgesave që nga fillimi i shtatorit, duke shkurtuar me të paktën 15% porositë e komponentëve për muajin tetor krahasuar me sasinë e kërkuar fillimisht, raportoi Nikkei, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Megjithatë, Reuters shkruan se nuk mundi ta verifikonte menjëherë raportin.

Kompanitë e teknologjisë kanë siguruar kapacitete të avancuara për prodhimin e çipave dhe çipa memorieje për të furnizuar qendrat e të dhënave të Inteligjencës Artificiale (AI), duke shkaktuar mungesa dhe rritje çmimesh që pritet të tkurrin tregjet e kompjuterëve personalë dhe të telefonave inteligjentë këtë vit.

Apple rriti çmimet e iPad dhe MacBook në qershor, duke deklaruar se nuk mund t’i mbronte më klientët nga kostot e larta të çipave të memories dhe ruajtjes së të dhënave, të nxitura nga zgjerimi i qendrave të të dhënave për industrinë e AI.

Kërkesa për pajisje ka qenë më e dobët nga fundi i gushtit deri në tetor, por kjo mund të lidhet me ndryshimin e kalendarit të lansimit të modeleve iPhone nga ana e Apple, raportoi Nikkei.

Muajin e kaluar, Apple prezantoi gjeneratën më të fundit të telefonit të saj kryesor, me modelet iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max, krahas telefonit të saj të palosshëm, Duo.

Çmimet fillestare për iPhone 18 Pro dhe Pro Max janë përkatësisht 1,199 dhe 1,299 dollarë, një rritje prej 100 dollarësh krahasuar me çmimet fillestare të iPhone 17 Pro dhe Pro Max.

Ndërsa në iPhone dhe produkte të tjera shtohen gjithnjë e më shumë veçori të AI, kërkesa e Apple për memorie me performancë të lartë është rritur, duke forcuar rolin strategjik të furnizuesve në mes të një mungese globale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës