Një virus që përhapet nga puthjet mund të shkaktojë infertilitet

E publikuar: 29/07/2016 03:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një studimi në Itali janë gjetur prova se një virus i panjohur, që përhapet përmes pështymës, mund të lidhet me infertilitetin e pashpjegueshëm te femrat. Rreth 10% e femrave kanë probleme të tilla dhe kjo nuk është hera e parë që ky virus HHV-6A lidhet me puthjet, por askush nuk e ka bërë lidhjen me shterpësinë e femrave.

Ekipi ka testuar rreth 30 gra me probleme të pashpjegueshme të mungesës së aftësisë për t’u bërë nëna dhe rezultoi se 13 prej tyre mbartnin një infeksion HHV-6A në mitër. Zakonisht infeksione të tilla nuk kanë simptoma të dukshme. Këto gra gjithashtu kishin nivele shumë të larta të citokineve, proteina të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin e fetusit dhe që mendohet të jetë shkaktuar nga ky infeksion. Megjithatë duhet të bëhen studime të vazhdueshme për të kuptuar mirë se si ndërvepron ky virus me faktorë të tjerë./Blitz/